Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka bërë publik listën me pesë kandidatët zyrtarë që kanë aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mes emrave të kandidatëve është edhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi, si dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.
Në përfundim të afatit të aplikimit, kandidatët që janë zyrtarisht në garë janë:
- Adnan Xholi
- Arta Marku
- Fatjona Memçaj
- Rovena Zoto
- Ylli Pjetërnikaj
KLP pritet të vijojë procedurat për vlerësimin e kandidatëve, në përputhje me hapat e parashikuar për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


