Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Flakët dhe tymi i dendur kanë shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët janë larguar nga banesat e tyre për t’i shpëtuar rrezikut.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme, ndërsa pritet që pas shuarjes së plotë të zjarrit të nisë verifikimi për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.


