Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të enjte para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në një kohë kur ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku pritej të paraqitej në institucion.
Protestuesit kanë zhvilluar një tubim para godinës së SPAK-ut, duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe Ballukut.
Gjatë protestës ka pasur edhe ndërhyrje të policisë, e cila u ka kërkuar qytetarëve të largohen nga zona. Protestuesit kanë kundërshtuar kërkesën, duke deklaruar se nuk po shkelin ligjin dhe se janë në të drejtën e tyre për të protestuar.
Situata para SPAK-ut vijon të monitorohet nga forcat e policisë, dhe deri tani nuk ka patur ndonjë incident.



