Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së mërkurës qytetin e Shkodrës, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në lagjen Dërçin, ku pas të shtënave me armë zjarri, gruaja ka mbetur e pajetë.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, bashkëshortit të viktimës.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar motivin që çoi në krimin e rëndë.
Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar me më shumë detaje, ndërsa hetimet vijojnë.


