Një plagosje me mjet prerës është regjistruar pasditen e së mërkurës në zonën e Shëngjinit, ku një 30-vjeçar ka mbetur i lënduar në dorë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si Renato Leka, i cili është paraqitur vetë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Policia bën me dije se rreth orës 16:20 është njoftuar nga spitali për mbërritjen e 30-vjeçarit, i cili dyshohet se ishte plagosur me thikë.
Mjekët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme, ndërsa mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.


