Një ngjarje e rëndë ka tronditur bregdetin e Vlorës pasditen e kësaj të premteje, ku një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në ujërat e plazhit të Porto Novos.
Viktima është identifikuar si Afërdita Xhilaj. Sipas informacioneve paraprake, e reja është përballur me rryma të forta detare në zonën e Porto Novos, një pikë e njohur për kushte të rrezikshme detare dhe rryma të fuqishme.
Sipas informacioneve paraprake, e reja është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e cila prej vitesh konsiderohet si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit të Vlorës.
Pas ngjarjes, trupi i pajetë u nxor nga deti dhe po transportohet me gomone drejt Triportit, për t’u dërguar më pas në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë nisur hetimet dhe po marrin në pyetje banorë dhe pushues që ndodheshin në zonë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.
Ngjarja rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun që paraqesin rrymat detare në plazhin e Porto Novos, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje pushuesve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë çdo paralajmërim për sigurinë në det


