Mes tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, një moment human ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Në pamjet e mbërritura në redaksi shihet një efektiv policie duke i ardhur në ndihmë një të moshuari, i cili ishte prekur nga spray me piper i përdorur gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit. Polici i afrohet menjëherë, i jep ujë, dhe përpiqet t’i lehtësojë gjendjen.
Momenti është filmuar gjatë protestës së sotme në kryeqytet, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje.
Pamjet kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë vlerësuar gjestin e efektivit ndaj të moshuarit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


