Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund, në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një zonë kodrinore dhe ka djegur sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen për vënien e situatës nën kontroll.
Në vendngjarje ndodhen dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet rrezik për banesat, pasi ato ndodhen në një distancë të konsiderueshme nga zona e përfshirë nga flakët.
Autoritetet vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit, ndërsa pritet një bilanc më i detajuar mbi dëmet pasi situata të vihet plotësisht nën kontroll.
Video


