foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë kohës që ndodhej në zonën malore të Trebeshinës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Syrja Karati. Ai ndodhej në vendin e njohur si “Zaçe Be”, në malin e Trebeshinës, kur moti u përkeqësua papritur dhe u godit nga një shkarkesë elektrike.
Për personin u kërkua menjëherë ndihmë, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë si pasojë e goditjes së rrufesë. Autoritetet u nisën drejt vendngjarjes për të kryer veprimet procedurale dhe për të dokumentuar rrethanat e plota të tragjedisë.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes direkte nga rrufeja, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë shkakun zyrtar.


