Belgjikë 5-1 Zelanda e Re
Belgjika siguroi vendin e parë në Grupin G me një fitore bindëse 5-1 ndaj Zelandës së Re. Leandro Trossard realizoi dopietë, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe Alexis Saelemaekers. Me këtë humbje, Zelanda e Re u eliminua nga Botërori.
Spanjë 1-0 Uruguaj
Spanja mbylli fazën e grupeve në krye të Grupit H pasi mposhti minimalisht Uruguajin me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Álex Baena, ndërsa uruguaianët u eliminuan pa arritur të fitojnë asnjë ndeshje në këtë edicion të Kupës së Botës.

Egjipt 1-1 Iran
Egjipti dhe Irani ndanë pikët në një sfidë dramatike që përfundoi 1-1. Mahmoud Saber kaloi në avantazh “Faraonët”, ndërsa Ramin Rezaeian barazoi për Iranin, që humbi edhe një penallti me Mehdi Taremi. Egjipti u kualifikua si i dyti në grup, ndërsa Irani mbetet në pritje të fatit si një nga vendet e treta më të mira.

Arabia Saudite 0-0 Kepi i Gjelbër
Kepi i Gjelbër shkroi historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Barazimi pa gola ndaj Arabisë Saudite i mjaftoi për vendin e dytë në Grupin H, ndërsa sauditët u eliminuan. Në raundin tjetër, Kepi i Gjelbër do të përballet me Argjentinën.



