Kanadaja ka dhuruar një nga paraqitjet më spektakolare të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Katarin me rezultatin e thellë 6-0. Ylli i ndeshjes ishte Jonathan David, i cili realizoi tre gola dhe udhëhoqi ekipin drejt fitores historike.
Kanadezët dominuan sfidën nga minuta e parë, ndërsa Katari e mbylli takimin me vetëm nëntë lojtarë pas dy kartonëve të kuq. Përveç tripletës së David, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Cyle Larin dhe Nathan Saliba, ndërsa një gol erdhi pas një autogoli të kundërshtarëve.
Ndërkohë, Meksika ka siguruar matematikisht kalimin në fazën tjetër të Botërorit pas fitores 1-0 ndaj Koresë së Jugut. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Luis Romo në pjesën e dytë, pas një gabimi të rëndë të portierit korean Kim Seung-Gyu.

Botërori 2026 vazhdon të dhurojë emocione, surpriza dhe rezultate spektakolare, me Kanadanë dhe Meksikën që dërgojnë një mesazh të fortë rivalëve të tyre.


