Një skenë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë, ku një qytetar ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë krejt ndryshe nga të tjerët.
I moshuari është shfaqur në marshim i shoqëruar nga disa dhi, të cilat i kishte rrethuar me një gardh të improvizuar. Mes turmës së protestuesve, ai ka ecur bashkë me kafshët.
Protestues të tjerë janë afruar për ta ndihmuar, duke mbajtur gardhin gjatë marshimit në mënyrë që dhitë të lëviznin të sigurta mes pjesëmarrësve.
Gjatë ecjes, dëgjohen qytetarë që thonë se “edhe dhitë janë më flamingo”, duke iu referuar simbolit që ka shoqëruar protestën.
Në gardhin e vendosur rreth kafshëve shiheshin edhe disa pankarta me mesazhe sensibilizuese, ku binin në sy sloganet: “Ndaloni ekocidin!” dhe “Meeeheendoje dy herë”.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta mes pjesëmarrësve dhe në rrjetet sociale, duke e kthyer protestuesin me dhitë në një nga momentet më të veçanta të protestës së sotme.


