Mes thirrjeve dhe pankartave të protestës qytetare të zhvilluar në Tiranë, një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe ka prekur shumë prej tyre.
Teksa protestuesit kalonin pranë një pallati, një i moshuar është shfaqur në dritaren e banesës së tij dhe ka përshëndetur qytetarët e mbledhur në rrugë. Gjestit të tij iu përgjigjën me duartrokitje dhe përshëndetje edhe vetë protestuesit, duke krijuar një atmosferë emociouese mes turmës.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë cilësuar si një skenë simbolike solidariteti dhe respekti mes brezave.
Në një kohë kur protestat vijojnë të mbledhin qytetarë të shumtë në kryeqytet, ky gjest i thjeshtë i të moshuarit u kthye në një nga momentet më prekëse të mbrëmjes.


