Një zhvillim i papritur ka ardhur nga radhët e Partisë Socialiste, ku deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kësaj force politike, duke zgjedhur të vijojë mandatin si deputete e pavarur.
Përmes një reagimi publik, Koçeku bëri të ditur vendimin e saj, duke theksuar se bindjet dhe parimet që e kanë udhëhequr gjithmonë mbeten të pandryshuara.
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkruan ajo.
Me këtë deklaratë, deputetja sinjalizon një shkëputje të qartë nga Partia Socialiste, ndërsa lë të kuptohet se vendimi lidhet me ruajtjen e qëndrimeve dhe vlerave të saj personale.


