Një apartament në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje, duke shkaktuar dëme materiale në banesë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa ambiente të apartamentit, duke dëmtuar kryesisht kuzhinën dhe një nga dhomat e banimit.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat arritën të neutralizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e tyre në pjesën tjetër të banesës apo në apartamentet përreth.
Si pasojë e incidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


