Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të shtunë në zonën e Karaburunit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje, shkurre dhe bimësi, ndërsa re të dendura tymi janë bërë të dukshme përgjatë vijës bregdetare.
Sipas pamjeve të siguruara, zjarri është përhapur në shpatet e Karaburunit, duke krijuar një situatë shqetësuese për shkak të përmasave të tij. Tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës dhe është i dukshëm edhe nga deti, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi sipërfaqen e saktë të përfshirë nga flakët apo mbi shkaqet e rënies së zjarrit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


