Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në territorin e Bashkisë Finiq, mbi vendin e quajtur Matomare.
Sipas të dhënave paraprake, flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej drejt fshatrave Kostar dhe Vllahat.
Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Finiqit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Megjithatë, terreni i vështirë dhe përhapja e zjarrit po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen vetëm nga toka.
Për shkak të situatës, është kërkuar ndërhyrje nga ajri, me qëllim frenimin e avancimit të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


