Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në territorin e Bashkisë Himarë, duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo të rrezikuar.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


