Foto Ilustruese
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar tension dhe shqetësim mes qytetarëve që ndodheshin në zonë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen “Lef Sallata”, ku sipas informacioneve paraprake disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike. Dëshmitarët bëjnë me dije se palët janë goditur me grushte, ndërsa gjatë konfliktit janë përdorur edhe sende të forta.
Si pasojë e incidentit është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes. Dyshohet se mjeti është goditur gjatë përplasjes, duke pësuar dëme materiale.
Pas njoftimit, në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë së Vlorës, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në konflikt.


