Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar akuzohet për përdhunim të përsëritur dhe abuzim seksual ndaj vajzës 9-vjeçare të partneres së tij.
Sipas dosjes hetimore, 41-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën gjatë verës së vitit 2023, kur nëna e saj, e cila ishte shtatzënë, ndodhej në Shqipëri dhe ia kishte lënë vajzën në kujdes.
Sipas autoriteteve greke, abuzimi dyshohet se ka vijuar edhe pas kthimit të nënës, deri në pranverën e vitit 2025.
Prokuroria pretendon se 41-vjeçari e detyronte të miturën të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe e kërcënonte se do të vriste gjyshen dhe familjarë të tjerë të saj, në mënyrë që ajo të mos tregonte për ngjarjet.
E mitura, sipas hetimeve, nuk i kishte treguar nënës për shkak të frikës nga kërcënimet. Rasti u zbulua pas denoncimeve të personave të tretë.
41-vjeçari i mohon të gjitha akuzat, duke pretenduar se ato nuk janë të vërteta.
Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Penale e Larisës në muajin tetor.


