Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift dhe ylli i futbollit amerikan Travis Kelce kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë një ceremonie private të organizuar në New York.
Lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i këngëtares, ndërsa ceremonia është zhvilluar në një atmosferë mjaft diskrete, larg syrit të publikut. Martesa është celebruar nga aktori dhe komediani Adam Sandler, mik i afërt i çiftit.

Në mesin e të ftuarve kanë qenë emra të njohur të botës së artit dhe sportit, përfshirë Gigi Hadid, Selena Gomez, Tom Brady dhe Chris Rock, të cilët janë parë duke u larguar nga ambientet ku u zhvillua festa.
Për ditën e tyre të veçantë, çifti zgjodhi veshje të personalizuara nga shtëpia prestigjioze e modës Christian Dior Haute Couture, ndërsa këpucët ishin të markës Christian Louboutin.
Historia e dashurisë mes Taylor Swift dhe Travis Kelce nisi në vitin 2023. Ata konfirmuan fejesën në muajin gusht përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ndërsa tashmë kanë hedhur edhe hapin e radhës, duke u bërë zyrtarisht bashkëshortë.


