foto ilustruese
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz”, me targa të Kosovës, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll.
Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka pësuar plagë të rënda. Fillimisht ai është transportuar në spitalin e Lezhës për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.


