Autoritetet shëndetësore në Afrikë kanë ngritur alarmin pasi vendndodhja e rreth 300 personave të konfirmuar me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur. Lajmi është konfirmuar nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC).
Sipas drejtorit të përgjithshëm të institucionit, Jean Kaseya, mungesa e gjurmimit të 297 pacientëve përbën një shqetësim serioz, pasi rreth 30% e rasteve të reja lidhen me kontakte të njohura të të infektuarve, çka tregon përhapje të gjerë të virusit në komunitet.
Deri më tani janë regjistruar 1.118 raste të konfirmuara dhe 291 viktima në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa në Ugandën fqinje janë raportuar 20 raste dhe dy viktima. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se deri në mesin e shtatorit numri i të infektuarve mund të arrijë mbi 8.200 raste, ndërsa ekziston rrezik i lartë që virusi të përhapet edhe në Sudanin e Jugut.


