Shtetet e Bashkuara kanë shqyrtuar mundësinë e një operacioni ushtarak tokësor në Iran për të marrë nën kontroll rezervat e uraniumit të pasuruar, por presidenti Donald Trump ka vendosur të mos e miratojë planin.
Sipas CNN, drejtuesit ushtarakë amerikanë kishin përgatitur skenarë për një ndërhyrje të mundshme, por rreziku i lartë i humbjeve njerëzore dhe i përshkallëzimit të konfliktit me Iranin bëri që operacioni të mbetej pezull.
Burimet bëjnë me dije se uraniumi iranian vazhdon të jetë një nga çështjet më të ndjeshme në negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa ekspertët vlerësojnë se një ndërhyrje e tillë do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u realizuar.
Sipas raportimit, operacioni do të kërkonte angazhimin e qindra forcave speciale amerikane dhe do të konsiderohej një nga misionet më të rrezikshme të viteve të fundit. Autoritetet amerikane druheshin se një ndërhyrje e tillë mund të shkaktonte reagim të menjëhershëm nga Irani dhe destabilizim në rajon. Ndërkohë, bisedimet diplomatike mes dy vendeve vijojnë, me synimin për të shmangur një përplasje të re ushtarake


