Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka prekur zemrat e qytetarëve, ku shihet një moment tepër emocional i ndodhur gjatë protestës në Tiranë.
Në pamje shfaqet një qytetare e cila, teksa ndodhet në protestë, komunikon përmes telefonit me fëmijët e saj që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ajo përpiqet të qëndrojë e fortë gjatë bisedës, duke u shfaqur e qetë dhe duke folur me ta si zakonisht.
Por sapo telefonata përfundon dhe ajo largohet nga kamera, emocionet e pushtojnë. Nëna nuk arrin t’i mbajë lotët dhe shpërthen në lot.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, ku shumë qytetarë e kanë komentuar si një pasqyrim të dhimbjes së emigracionit dhe ndarjes së familjeve shqiptare, një realitet që prek mijëra prindër në vend.
Ky moment i thjeshtë, por shumë njerëzor, është kthyer në një nga skenat më prekëse të protestës, duke rikthyer në vëmendje plagën e largimit të fëmijëve nga vendi dhe mallin e prindërve që mbeten pas.


