Qyteti i Vlorës është blinduar këtë të shtunë nga një numër i madh forcash policore, në prag të protestës së paralajmëruar kundër TEC-eve lundruese që ndodhen prej vitesh në gjirin e qytetit.
Mbi 200 efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa në terren janë vërejtur forca të rendit nga struktura të ndryshme, përfshirë Policinë e Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe patrulla të shumta në pikat kryesore të qytetit.
Qytetarë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke kundërshtuar praninë e TEC-eve lundruese dhe duke kërkuar largimin e tyre për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin në mjedis, turizëm dhe shëndetin publik.


