Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Çermë–Divjakë, ku një 71-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motoçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Çermë-Proshkë. Viktima, Ike Dervishi, rreth 71 vjeçe, dyshohet se po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga një motoçikletë që drejtohej nga 24-vjeçari Leandro Xhallari.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së të shërbimeve të emergjencës.
Policia ka shoqëruar dhe ndaluar drejtuesin e motoçikletës, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Ky është aksidenti i dytë fatal i regjistruar në Lushnje gjatë dy ditëve të fundit, pas ngjarjes së rëndë të së shtunës, ku humbi jetën 37-vjeçari Taulant Veliu në aksin Lushnjë–Tiranë.


