Protestuesit u mblodhën këtë të enjte për të 47-ën ditë radhazi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku zhvilluan tubimin e përnatshëm.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa hodhën thirrje për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik. Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë u artikuluan kritika ndaj klasës politike dhe institucioneve të drejtësisë.
Organizatori i protestës, Edison Lika, kërkoi që çdo lëvizje politike të jetë e qartë dhe në përputhje me kërkesat e protestuesve, ndërsa u shpreh se SPAK duhet të hetojë pretendimet që, sipas tij, lidhen me qeverisjen.
Gjatë tubimit foli edhe një qytetare, e cila shprehu akuza dhe kritika ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke kërkuar dorëheqjen dhe hetimin e tij. Deklaratat e saj përfaqësojnë qëndrimet personale të shprehura gjatë protestës dhe nuk janë të provuara nga autoritetet.

Tubimi u zhvillua nën monitorimin e forcave të Policisë dhe deri në përfundim nuk u raportuan incidente të rëndësishme


