Një breshkë e ngordhur deti është shfaqur mbi sipërfaqen e ujit në zonën e Ksamilit, pranë një plazhi ku ndodheshin dhjetëra pushues dhe turistë.
Prania e breshkës, e cila ishte e kthyer përmbys, ka shkaktuar shqetësim te pushuesit, të cilët janë larguar përkohësisht nga uji dhe kanë shmangur zonën përreth.
Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat konsiderohen të rrezikuara nga zhdukja. Raste të tilla ngrenë shqetësime për mbrojtjen e faunës detare dhe nevojën për monitorim më të madh të zonave bregdetare.
Ndërkohë, kërkohet ndërhyrja e autoriteteve përgjegjëse për largimin e kafshës së ngordhur, si edhe forcimi i masave për mbrojtjen e specieve detare dhe kontrollin e aktiviteteve në zonat ku ato jetojnë.


