Spanja është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Portugalinë me rezultatin minimal 1-0 në një duel të fortë të fazës së 1/8-ave.
Takimi i zhvilluar në Dallas ishte i balancuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste për shënim. Mikel Oyarzabal, Lamine Yamal dhe Dani Olmo rrezikuan për Spanjën, ndërsa Cristiano Ronaldo pati mundësinë më të mirë për Portugalinë në pjesën e parë, por portieri Unai Simón reagoi saktë.
Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, Spanja gjeti golin e fitores. Në minutën e parë të shtesës, Mikel Merino, i futur nga stoli, shfrytëzoi një pasim të Ferran Torres dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur kualifikimin e “La Roja”.
Me këtë sukses, Spanja vendos një rekord historik në Kupën e Botës, duke u bërë skuadra e parë që regjistron gjashtë ndeshje radhazi pa pësuar gol.



