Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në zonën e “Pemës së Thatë”, në Ksamil, ndërsa në bord ndodheshin katër turistë gjermanë.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin pranë zonës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, katër turistët janë evakuuar nga mjeti lundrues dhe janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut.
Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar dëmtime dhe të katër turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Pas shpëtimit, ata kanë falënderuar punonjësit e policisë për ndërhyrjen në kohë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, si dhe për të dokumentuar të plotë rrethanat e ngjarjes.


