Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, një motomjet është përplasur nga pas nga një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i lënduar.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas e kanë transportuar atë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


