Një grua e moshuar është lënduar rëndë paraditen e kësaj të shtune, pasi u rrëzua teksa po zbriste nga autobusi urban në zonën e “Ujit të Ftohtë”, përgjatë Lungomares në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ka humbur ekuilibrin gjatë zbritjes nga shkallët e autobusit të linjës dhe është përplasur në betonin e shëtitores.
Si pasojë e rënies, ajo ka pësuar dëmtime në fytyrë, kokë dhe gjymtyrë.
Qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës dhe Policinë. E moshuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


