Një turist amerikan është shpëtuar mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit, në Vlorë, pasi kishte humbur orientimin dhe kishte pësuar dëmtime në këmbë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi rreth orës 18:00, me angazhimin e forcave të Njësisë Speciale Delta, të cilat zhvilluan kërkime në terren për lokalizimin e turistit.
Pas rreth tre orësh kërkime, forcat e shpëtimit arritën ta lokalizonin në orën 20:45 dhe të ndërhynin për t’i ardhur në ndihmë.
Turisti po transportohet drejt Vlorës, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.
Operacioni u realizua tërësisht nga toka, me pjesëmarrjen e forcave të Njësisë Speciale Delta.


