foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi u ndje keq gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Euglent Lamçe, i cili rreth orës 15:00 humbi ndjenjat teksa punonte në një kantier ndërtimi në lagjen nr. 4 të qytetit.
40-vjeçari u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Policia bën me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


