Gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë përpara Kryeministrisë, një emigrant shqiptar mori fjalën para protestuesve, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe duke paraqitur katër kërkesa që, sipas tij, do t’i hapnin rrugë një procesi të ri demokratik.
Në fjalën e tij, ai deklaroi:
“Shqiptarët e diasporës dhe ata brenda kufirit të kanë vënë një kusht dorëhiqu. Hapi rrugë procesit demokratike, ti japim fund tranzicionit. Kërkesat tona ti përsëris, dorëheqje pa kushte dhe ti hapësh rrugë qeverisë tranzitore apolitike dhe procese demokratike të mirëfillta. Kjo qeveri teknike duhet të mandatohet që të garantojë ndryshim të kodit elektoral, të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura. Të kemi zgjedhje që te numërohen ne mënyrë elektronikë si vëllezërit tanë në Kosovë që mos të kemi deformim te rezultatit”, tha emigranti.


