Norvegjia ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Senegalin me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare të Grupit I.
Skandinavët dominuan pjesën më të madhe të sfidës dhe kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë falë Marcus Holmgren Pedersen. Në pjesën e dytë, Erling Haaland mori skenën kryesore duke realizuar dy gola dhe duke vulosur fitoren e Norvegjisë.
Senegali reagoi me dy gola të Ismaila Sarr, por nuk arriti të shmangte humbjen. Me këtë sukses, Norvegjia siguron matematikisht një vend në fazën e 1/32-ave dhe do të luajë ndaj Francës për vendin e parë në grup.
Ndërkohë, në Grupin J, Algjeria arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Jordanisë, duke përmbysur rezultatin dhe duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Jordania surprizoi fillimisht me golin e Nizar Al Rashdan, por në pjesën e dytë Algjeria reagoi fuqishëm. Nadir Benbouali barazoi shifrat, ndërsa Amine Gouiri realizoi golin e fitores pas verifikimit nga VAR.
Humbja eliminoi Jordaninë nga Botërori në pjesëmarrjen e saj të parë historike, ndërsa Algjeria do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë për të siguruar një vend në fazën tjetër.


