Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë kanë prerë biletën për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, pas fitoreve të rëndësishme në ndeshjet e fundit të grupeve.
Ekuadori mposhti Gjermaninë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta. Heroi i sfidës ishte Gonzalo Plata, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 77-të, ndërsa Nilson Angulo kishte rikthyer më herët baraspeshën pas avantazhit të hershëm të gjermanëve.
Në takimin tjetër, Bregu i Fildishtë triumfoi 2-0 ndaj Curaçaos falë një dopiete të Nicolas Pépé. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin që në minutat e para dhe vulosi fitoren në pjesën e dytë, duke i dhënë “Elefantëve” kualifikimin e parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

Me këto rezultate, Gjermania kalon si kryesuese e Grupit E, ndërsa Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Botës, ndërsa Curaçao eliminohet nga turneu.


