Argjentina është finalistja tjetër e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 në një gjysmëfinale dramatike, duke siguruar një vend në finalen e madhe ku do të synojë të mbrojë titullin e kampiones së botës.
Pjesa e parë ishte e luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi duke lënë rrjetat mbetën të paprekura deri në pushim.
Ishte Anglia ajo që kaloi e para në avantazh në minutën e 55-të pas një aksioni të ndërtuar nga Declan Rice dhe Morgan Rogers, Anthony Gordon dërgoi topin në rrjetë nga afër, duke ndezur festën e tifozëve anglezë.
Megjithatë, kampionët në fuqi reaguan fuqishëm. Fillimisht ishte Enzo Fernández që barazoi rezultatin me një goditje të saktë nga distanca, ndërsa në minutat e fundit Lionel Messi dhuroi një asist perfekt për Lautaro Martínez, i cili shënoi golin e përmbysjes dhe të kualifikimit.
Argjentina ruan kështu rekordin perfekt në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, duke fituar të gjashtë përballjet e saj në këtë fazë të turneut.
Në finalen e së dielës, skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni do të përballet me Spanjën, në një duel që pritet të vendosë kampionen e re të Botërorit 2026.
Nga ana tjetër, Anglia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë ndaj Francës, pasi humbi mundësinë për të arritur finalen.


