Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit në drejtim të Levanit.
Mësohet se një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga, ndërsa si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit.
I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




