Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sportisti kishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në orën 11:15.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyen e thirrjes së Qerimajt në SPAK dhe as për çështjen për të cilën pritet të pyetet.
Mbetet e paqartë nëse paraqitja e tij lidhet me ndonjë procedim konkret, ndërsa priten informacione të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e kësaj thirrjeje.


