Në ditën e tetë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit. Para godinës së Kryeministrisë janë vendosur karrige të kuqe, të shoqëruara me pankarta ku shkruhet “DIALOG”.
Përmes këtij veprimi, kreu i qeverisë u drejtohet studentëve me ftesën për të zhvilluar bisedime, në një kohë kur protesta vijon dhe kërkesat e tyre mbeten në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, studentët e kanë refuzuar thirrjen për dialog, duke vijuar qëndrimin e tyre protestues.
Vendosja e karrigeve përpara Kryeministrisë vjen në një moment kur përplasjet dhe tensionet e ditëve të mëparshme kanë shoqëruar protestën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një rrugë komunikimi për zgjidhjen e situatës.


