Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka kërkuar dhe gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 persona, të dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Sipas hetimeve të nisura në kuadër të procedimit penal nr. 442 të vitit 2026, personat nën hetim dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht kokainë dhe cannabis, në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.
Sipas organit të akuzës, shpërndarja e dozave dyshohet se kryhej kryesisht në shëtitore, plazhe, pranë gjimnazeve dhe në ambiente të ndryshme frekuentuara nga turistët, përfshirë edhe beach bar-et.
Hetimet kanë zgjatur për një periudhë dymujore, gjatë së cilës janë kryer veprime simuluese dhe përgjime ambientale. Sipas Prokurorisë, gjatë hetimeve është dokumentuar aktiviteti i dyshuar i shitjes së lëndëve narkotike.
Më herët janë arrestuar edhe shtetasit A.N., A.C. dhe K.J., të cilëve u është sekuestruar rreth 4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis.
Sipas të dhënave të hetimit, dozat e dyshuara të shitura varionin nga 0.3 gram deri në 3.5 gram, ndërsa çmimet nga 2 mijë deri në 35 mijë lekë, në varësi të llojit të lëndës narkotike.
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve të autorizuara, policia ka gjetur dhe sekuestruar, sipas njoftimit, edhe dy armë zjarri në banesat e personave nën hetim me inicialet D.S. dhe Sh.B.
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos caktimi i masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për 20 personat nën hetim:
- A.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- F.F., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- F.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
- A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
- M.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- Dh.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
- N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
- F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- D.S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
- Xh.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- V.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
- Sh.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal;
- N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
- A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2; dhe
- K.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.


