Pushimet janë kthyer në tragjedi për një familje nga Kosova, pasi një 68-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi kosovar me inicialet S. B., 68 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
Si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore, 68-vjeçari është mbytur dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet duke punuar për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


