Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Burrel, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në qytetin e Burrelit, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ndërhyrë pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.
Në pranga ka rënë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në Burrel. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, dy krehra dhe 55 fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Mat/Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


