Fillimi i kësaj jave ka nisur me fluks të lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, me shumë pasagjerë dhe automjete që janë nisur drejt Italisë pas përfundimit të pushimeve.
Me tragetin e orës 11:00, drejt portit të Brindisit janë nisur 995 pasagjerë, 265 automjete dhe 11 kamionë.
Fluksi i lartë pritet të vijojë edhe gjatë mbrëmjes. Sipas të dhënave, me tragetin e orës 00:00 pritet të udhëtojë një numër i ngjashëm pasagjerësh dhe automjetesh drejt Brindisit.
Lëvizjet e shumta në Portin e Vlorës lidhen kryesisht me kthimin e emigrantëve dhe turistëve pas sezonit të pushimeve, ndërsa autoritetet portuale vijojnë punën për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve.
Fluksi i shtuar pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa shumë qytetarë po përfundojnë pushimet në Shqipëri dhe po rikthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.


