Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit.
Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy automjete, një mjet Iveco, me drejtues shtetasin L. Xh., dhe një Volkswagen.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi E. T., dhe djali i tij i mitur, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit paraprak, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, vijon puna për normalizimin e qarkullimit në aksin Fier–Lushnje.


