Një situatë alarmante po zhvillohet në Parkun Kombëtar të Lurës, ku një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë masivin pyjor.
Flakët po përhapen në zonën e mbrojtur, ndërsa terreni i vështirë dhe era e favorizojnë përhapjen e zjarrit. Pamjet nga zona tregojnë një situatë shqetësuese, me tym dhe flakë që kanë përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave janë angazhuar për të luftuar flakët, ndërsa gjatë ditës është përdorur dhe ndërhyrja nga ajri.
Lura është një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit dhe çdo hektar pyll i përfshirë nga flakët është një humbje e rëndë për pasurinë natyrore të Shqipërisë.
Situata mbetet kritike dhe kërkohet ndërhyrje e shpejtë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.


