Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë në liqenin e Ohrit.
Viktima është identifikuar si Kërtis Rizvani, banues në Maliq. Sipas të dhënave paraprake, i riu ndodhej në varkë së bashku me dy persona të tjerë, kur është hedhur në ujë dhe më pas ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se 30-vjeçari mund të ketë pësuar një problem shëndetësor, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që shkak i vdekjes të jetë mbytja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.


