Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë.
Në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, i cili është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.
Nga përplasja, e cila nuk ka qenë frontale, nuk raportohet për persona të lënduar. Si “Cekja”, ashtu edhe drejtuesi tjetër kanë shpëtuar pa dëmtime, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


